Shtohen rastet me diabet, çdo dite diagnostikohen 3 deri deri ne 5 persona

RTV KLAN 2018-05-12

Views 3

Sëmundja e diabetit prek çdo vit 230 milionë njerëz në botë, dhe ky trend është në rritje edhe në vendin tonë. Sipas mjekëve, çdo ditë zbulohen 3 deri në 5 raste të reja. Pavarësisht se kjo sëmundje nuk njeh moshë dhe shpesh herë është e trashëgueshme, mjekët shpjegojnë se më të prekurit janë moshat e mesme.
Një shqetësim për mjekët specialistë, është se kjo sëmundje shkakton përgjithësisht probleme në veshka apo dhe në funksionimin e aparatit të zemrës.
"40% e të sëmurëve me diabet kanë probleme me veshkat dhe 55% me diabet kanë probleme të zemrës, dhe kur bashkohen bashkë situata është gri".
Sipas mjekut Myftar Barbullushi, 1 në 7 persona sot vuan nga veshkat dhe vdekshmëria është rritur me 32%. Në këtë situatë alarmante, ndikon stili i jetës dhe ekspozimi ndaj faktorëve të mjedisit.
"Prishja e harmonisë së njeriut me natyrën janë baza e këtyre sëmundjeve".

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS