http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shtyrjes me një muaj te aksionit te gjelbërimit, te tjera peme i janë shtuar Tiranës. Kryetari Erion Veliaj dhe artiste janë vendosur ne zonën e liqenit, pranë amfiteatrit ku kane shtuar fidanë te rinj.
?Ka qenë një ndër fushatat më mbresëlënëse në kujtesën time të qytetit, ku përveç atyre që e kanë për detyrë, siç Bashkia e ka për detyrë të mbjellë, të gjelbërojë, të ujisë, të krasisë, e ka për detyrë të bëjë këtë infrastrukturë, për herë të parë edhe njerëzit u ndjenë se i përkasin këtij qyteti dhe kush përket në një familje, kontribuon tek ajo familje?.
Kryetari i bashkisë dha edhe një lajm te mire për përfundimin se shpejti te punimeve te teatrit te hapur ne kodrat e liqenit.
?Ky është një investim në natyrë, ku shpresoj që edhe ju do të sillni shfaqjet tuaja. Ndaj, jam shumë i lumtur që miqtë tanë të Orkestrës së RTSH na u bashkuan dhe për një çast lanë instrumentet e tyre, për të marrë një instrument tjetër, po aq të rëndësishëm për qytetin: lopatën, e për të na u bashkuar si një kor në këtë ?muzikë të gjelbërimit? që kemi ?kënduar? ditët e fundit. Ju falenderoj shumë!?
Kryetari i bashkisë ftoi qytetaret ti bashkohen aksionit qe do te vijoje deri ne 22prill.