Branimir Agovi, pas 8 vjetesh ne TKOB

RTV KLAN 2018-05-12

Views 5

16 vjeç do të vlerësohej si zëri i tretë më mirë në ?Star Academy?, ?Akademia e Yjeve?.

Tetë vite nga konkurrimi në spektaklin që zbuloi me dhjetëra artistë në Televizionin Klan, Branimir Agovi vjen në skenën shqiptare, në atë të Operës dhe Baletit si një këngëtar me një karrierë në ngritje në teatrot e Austrisë dhe Gjermanisë. Ai do të jete Eisenstein, roli kryesor në operetën ?Lakuriqi i Natës? me muzike të Johann Strauss i riu.

Skica e Eisenstein, të këndojë, aktrojë dhe pjesërisht të kërcejë. Pritshmëritë rriten sepse tenori shqiptar në Austri ku jeton e zhvillon aktivitetin e tij artistik përveç se i diplomuar për kanto, është arsimuar edhe si këngëtar operetash.

Është i sinqertë kur thotë se ndihet me fat që do të këndojë në të njëjtën skenë me Saimir Pirgun.

Është vetëm 24 vjeç dhe kalendari i tij artistik për këtë vit është mbyllur me data të ngjeshura shfaqesh. Në çdo shkallë të ngjitur për të arritur pse jo atë që sot përfaqëson Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu në operan ndërkombëtare, është treguar i kujdesshëm.

Share This Video


Download

  
Report form