Ora News - Basha në Shkodër: Mosshpallja e emergjencës vepër penale e Ramës

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga mbledhja e emergjencave civile të bashkisë Shkodër, ku ishin të pranishëm vetëm strukturat e kësaj njësie vendore dhe deputetët e djathtë, kryedemokrati Lulzim Basha i kërkoj qeverisë të shpallë emergjencen civile.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se po bën një shkelje penale, dhe ka kërkuar të vihet para përgjegjësisë ligjore për mosshpalljen e emergjencës.

Basha: Mosshpallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe penale dhe çdo pasojë në jetët dhe shëndetin e banorëve të bashkisë së Shkodrës dhe bashkisë së Vaut të Dejës, çdo pasojë negative, është pasojë e mosveprimit, pra është vepër penale dhe kriminale.

Ndarja e politikës edhe në momente të vështira nuk përbën më risi. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ishte pak minuta përpara se Basha të hynte në Shkoder, në rrugën e Dajçit i shoqëruar nga ministrja Olta Xhaçka.

Ai garantoi se institucionet janë në funksion të plotë dhe kërkoj që me përmbytjet të mos bëhet politike.

Bushati: Gjitha instancat shtetërore janë në bashkëpunim të plotë me njëra-tjetrëndhe emergjente është të kalohet kjo fazë, të mos ketë dëme njerëzore dhe materiale.

Nga selia e LSI-së, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili tha se gjendja është alarmante duke akuzuar kreun e qeverisë se nuk po shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ne-shkoder-mosshpallja-e-emergjences-veper-penale-e-rames

Share This Video


Download

  
Report form