Ora News - Xhafaj i kërkon DEA një oficer dedikuar Shqipërisë

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet në Washington në kuadër të një vizite zyrtare ku mësohet se është pritur nga zëvendësdrejtorin e DEA (Agjencia për luftën kundër drogës), Anthony Williams dhe ekipi i tij i Drejtorisë Operacionale.

Mësohet se ministri ka bërë një ekspoze të arritjeve në luftën kundër kultivimit të kanabisit gjatë 2017 si dhe masat kyçe të programuara për vitin 2018.

"Ministri Xhafaj falënderoi DEA-n për bashkëpunimin dhe kërkoi një intensifikim të këtij bashkëpunimi në të ardhmen, i cili duhet të fokusohet në shkëmbimin më të shpejtë të informacionit, ndërmjet Policisë shqiptare dhe Zyrës Rajonale të DEA-s, në Athinë.

'Ministri kërkoi të rritet kapaciteti i kësaj zyre, duke patur një oficer të dedikuar për Shqipërinë, apo përmes intensifikimit të takimeve dhe operacioneve të përbashkëta, mes Policisë shqiptare dhe Zyrës Rajonale të DEA-s në Greqi."

Më tej, drejtuesve të Agjencisë amerikane iu paraqit një përmbledhje e punës së bërë në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?, identifikimit dhe analizës së grupeve kriminale në fushën e trafikut të drogës, hetimeve ndaj veprimtarisë dhe aseteve të tyre kriminale.

"Zëvendësdrejtori i DEA-s dhe Drejtori i Operacioneve, z.Ëilliams u shpreh se ?Plani i Veprimit dhe vetë operacioni ?Forca e Ligjit?, është plani më i mirë i prezantuar ndonjëherë nga partnerët tanë të përbashkët, në luftën ndaj trafikut të drogës?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhafaj-i-kerkon-dea-nje-oficer-dedikuar-shqiperise

Share This Video


Download

  
Report form