Ora News - Shkodër, banorëve të përmbytur u duhet të përballen dhe me borën

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekstremet e motit nuk kanë të ndalur, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën në zonat e përmbytura. Dëbora ka prekur prej mengjesit të së premtes (23 mars) edhe Shkodrën, ndonëse fuqia e saj për ta zbardhur territorin e mbingopur me ujë, është e vogël.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe përballja e banorëve të këtyre zonave, por edhe strukturave shtetërore me emergjencën bëhet më e vështirë.

Në ujë janë 5 mijë hektarë tokë dhe 700 shtëpi të rrethuara nga uji në Dajç, Anë të Malit dhe Berdicë. Në Vilun, Baks, Rrjoll si pasojë e stuhisë së erës është rrëzuar transformatori dhe për pasojë janë pa energji elektrike.

Edhe Dajçi është në errësire në disa fshatra nga dëmtimet e shtyllave. Uji ka depertuar edhe në lagjet periferike Ajasëm e Livadhe ku janë 150 shtëpi të rrethuara nga uji. Erozioni ka dëmtuar rëndë argjinaturat në Ças, Pentar dhe Darragjat.

Nga ana tjetër familjet e evakuara kanë shkuar në 75, të cilat i vizitoj nga afër në konviktin ?Arben Broci?, kryebashkiakja Voltana Ademi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-banoreve-te-permbytur-u-duhet-te-perballen-dhe-me-boren

Share This Video


Download

  
Report form