Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tentativë për grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm (23 mars 2018) në Fier ku ka mbetur i vdekur një person nga përplasja me policinë.
Rreth orës 3 të mëngjesit, në banesën e shtetasit M.M kanë tentuar të hyjnë disa persona duke i thyer drynin e derës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "29 Nëntori".
Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.
Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vdekur një nga autorët, ndërsa tjetri është plagosur.
Sipas policisë, të dy ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tentative-grabitje-ne-fier-nje-i-vdekur