Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka inspektuar zonat e përmbytura në zonën e nën Shkodrës, duke falenderuar banorët për ndihmën e dhënë në forcimin e argjinaturave. Ajo tha se janë vendosur 2000 thasë në argjinaturën e Pentarit. Xhacka takoi gjithashtu edhe banorë nga Ana e Malit.
Xhaçka: Qysh prej ditës së parë jemi angazhuar me të gjitha kapacitetet. E rëndësishme është të koordinojmë përpjekjet e të gjithëve, edhe të pushtetit qendror, edhe pushtetit vendor, edhe me ju. Për momentin kemi shpërndarë edhe ndihma, kemi evakuuar rreth 2500 krerë bagëti. Jam e sigurt që keni jashtëzakonisht shumë nevojë edhe për bagëtitë që keni në shtëpi.
Prandaj, na ndihmoni që t'ju ndihmojmë. Një koordinim shumë më i mirë mes të gjithëve për nevojat që keni, që të mos rrezikojmë asnjë krerë bagëti.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhacka-me-banoret-e-zonave-te-permbytura-na-ndihmoni-qe-tju-ndihmojme