Dhoma Amerikane: Perkeqësohet klima e biznesit

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Kompanitë amerikane perceptojnë një klimë të përkeqësuar të të bërit biznes në Shqipëri. Indeksi i Biznesit 2017-2018 ka pësuar një rënie me 1.33 pikë krahasuar me një vit më parë.

Një vit më parë ky indeks ishte në nivelin e 43.78 pikëve, ndërsa në 2017-ën arriti në 42.45 pikë. Shqetësimi kryesor i sipërmarrësve të dhomës amerikane të tregtisë është niveli i lartë i taksave krahasuar me rajonin, ndërsa si problematikë të dytë ata kanë renditur burokracitë në administratë, të pasuara nga monopolet dhe konkurrenca e pandershme.

Komponentët që kanë pësuar rënien më të madhe janë klima e brendshme politike, e ulur me 5 pikë dhe siguria në vend, e ndjekur me një rënie prej 2.37 pikësh.

Në njoftimin për shtyp dhoma amerikane citon se ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili ka shprehur nevojën për të bërë një sistem ligjor dhe rregullativ të taksave të cilat duhet të orientojnë një zhvillim ekonomik më të drejtë e të qëndrueshëm.

Sistemi i vlerësimit të 220 anëtarëve të Dhomës Amerikane realizohet përmes një sondazhi ku të gjithë përgjigjen se si e shohin dhe e vlerësojnë klimën e të bërit biznes në vendin tonë, nëse niveli është mbi 50 pikë, atëherë klima konsiderohet e mirë, nëse je poshtë këtij niveli, atëherë vepron në një mjedis me probleme.

Share This Video


Download

  
Report form