Rritet siperfaqja e permbytur ne Shkoder

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Situata e përmbytjeve në Shkodër është rënduar edhe më tej, për shkak të rritjes së nivelit të lumit Buna dhe liqenit. Bashkia e Shkodrës thotë se nën ujë ndodhen 4 698 ha ndërsa qeveria flet për 4 216 ha të përmbytur.

Më të prekura janë Dajçi, ku më shumë se 220 shtëpi janë në ujë dhe në Anën e Malit, ku uji është i pranishëm në 150 banesa. Rritje të sipërfaqes me ujë ka edhe në Bërdicë dhe Velipojë.

Bashkia e Shkodrës përsëriti kërkesën për të shpallur gjendjen e emergjencës civile në këto njësi. Ndërkohë zv/kryeministrja Senida Mesi mblodhi këtë të mërkurë Komitetin e Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, i cili mori një sërë masash.

"Vendosëm të shtojmë furnizimin me bazë ushqimore për banorët dhe uji të pijshëm. Edhe pse ujësjellësi funksionon në disa zona të prekura, është më mirë të mos përdoret. Të shtojmë furnizimin me bazë ushqimore për gjënë e gjallë. Të shtojmë forcat në terren për t'u ardhur në ndihmë banorëve sipas nevojave të tyre".

Parashikimi i motit edhe për ditët në vijim pritet të jetë i njëjtë, çka pritet ta vështirësojë situatën e përmbytjeve në Shkodër.

Share This Video


Download

  
Report form