Report TV - Protesta, minatorët përplasen me policinë, priten në takim në kryeministri

Report TV 2018-05-12

Views 0

TIRANE-Rreth 300 minatorë protestuan sot për rreth 3 orë para Kryeministrisë duke kërkuar që të miratohet statusi. Gjatë tubimit nuk mungoi edhe tensioni, pasi në një moment minatiorët tentuan që të futen në Kryeministri, por u bllokuan nga policia e vendosur me tre kordonë duke u përplasur për disa minuta. Nga përplasja një minator u rrëzua duke pësuar dëmtime të lehta, ndërsa dy te tjera akuzuan policine se ushtroi dhune.

?Duam që të miratohet statusi, na e premtoi vetë kryeministri Rama dhe akoma nuk e ka mbajtur. Protesta do të vijojë deri në zgjidhjen e problemit. Protesta nuk ka prapavijë politike, duam djersën tonë. Është miratuar statusi i ushtarakut dhe i naftëtarit, ndërsa për ne jo, duam përgjigje. Dilni përjashtua se po vdesim këtu, jemi me tension. Ne ju kemi mbajtur gjallë, ne minatorët. Ju hëngrët kanceri të gjithëve, që po largoni njerëzit nga vendi? u shprehën ndër të tjera minatorët.

Share This Video


Download

  
Report form