Stop - Sarandë, juriste e portit dhe avokate, si e shkel ligjin funksionarja! (20 mars 2018)

RTV KLAN 2018-05-12

Views 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Në emisionin ?Stop? ka mbërritur një denoncim për juristen e Portit të Sarandës, Noreta Kalcunin, e cila ushtron njëkohësisht edhe aktivitetin e saj si avokate, duke shkelur në këtë mënyrë ligjin. Madje për këtë, shfrytëzon zyrat e institucionit ku punon.

Noreta Kalcuni është avokate, e regjistruar edhe në QKB me këtë profesion. Më parë ajo ka qenë e punësuar si sekretare në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë, për të vijuar më pas si juriste e jashtme në Portin e këtij qyteti, ku ka ndjekur 28 çështje. Por Porti i Sarandës, i përfaqësuar nga juristja Kalcuni, i ka humbur të 28 gjyqet. Prej një viti ajo është emëruar juriste definitive e këtij institucioni, por vijon të ushtrojë profesionin si avokate, duke shkelur në këtë mënyrë nenin 4 të ligjit numër 9109, ku thuhet:

?Avokati, gjatë ushtrimit të profesionit të tij, nuk mund të jetë njëkohësisht gjyqtar, prokuror, noter, nëpunës civil ose punonjës i administratës publike?.

Shpërdorimi i detyrës dënohet nga Kodi i Procedurës Penale, përkatësisht sipas nenit 248, personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta, a kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër penale, dënohet me burgim deri në 7 vjet dhe me gjobë nga 300 mijë deri në 1 milion lekë.

Gazetari i emisionit ?Stop? shprehet se gjatë investigimit ka rezultuar se juristja e Portit të Sarandës, ka vijuar aktivitetin privat pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, duke u caktuar si avokate e duke u paguar për një punë të cilën e ka të ndaluar. Ai iu drejtua zyrës së saj private, por askush nuk u përgjigj, ndaj dhe e kërkoi avokaten në port nëpërmjet një ?klienti? me kamera të fshehtë.

Klienti ? Përshëndetje! Si kalove? Avokate Noreta Kalcuni, ka ardhur?

Roja i Portit ? Si, si?

Klienti ? Noreta Kalcuni, juristja.

Roja i Portit ? Avokatja?

Klienti ? Ë?

Roja i Portit ? Nuk e di. Pse?

Klienti ? Jo, për t?i dhënë një porosi.

Roja i Portit ? E ke avokate ti?

Klienti ? Po, po! Po i bie në telefon, por s?po e gjej dot. Më thanë: Shko tek porti!

Roja i Portit ? Nuk është këtu.

Klienti ? S?ka ardhur sot ëë??

Roja i Portit ? Ik andej nga gjykata, mos e takosh!

Gazetari i emisionit ?Stop? e telefonoi funksionaren nën petkun e qytetarit, duke pretenduar se ka një çështje prone. Noreta Kalcuni i la takim në zyrën e saj në Portin e Sarandës, por kur u përball me gazetarin tha se nuk e ushtron profesionin si avokate gjatë orarit zyrtar të institucionit publik. Ndërsa pas insistimit të gazetarit, u shpreh se mund të ketë ndodhur ndonjëherë.

Gazetari ? Si je? Si kalove?

Juristja e Portit N. Kalcuni ? Mirë! Si je ti?

Gazetari ? Genci Angjellari nga Tv Klan, Emisioni ?Stop?.

Juristja e Portit N. Kalcuni ? Ëëëë!

Gazetari ? Kemi një denoncim të mbërritur...

Share This Video


Download

  
Report form