Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mesatarisht në një vit 550 gra luftojnë kundër tumorit në gji, ndërsa medikamenti i herceptinës që në vendin tonë është mungesë, do të ulte sëmundshmërinë me 50%. Në një aktivitet të organizuar për kancerin e gjirit, të mbijetuarat nga kjo sëmundje i dhanë forcë pacientëve të tjera për t?ia dalë, ndërsa ministrja Manastirliu siguroi se herceptina do të mbulojë nevojat brenda 6 muajve të parë të këtij viti.
Silvana Loka: Nuk e kam parë kurrë diagnozën e kancerit të gjirit si diagnozë që do të thotë destinim për të vdekur. Unë nuk jam e destinuar për të vdekur më shumë se c?është cdo i gjallë tjetër. Kushdo që lind, një ditë do të vdes kështu që deri në atë moment kam vendosur të jetoj.
Ajo ia doli të jetojë duke kaluar një nga sfidat më të mëdha të shëndetit, tumor në gji. Psikologia e njohur u dha shpresë pacientëve të tjera të luftojnë me optimizëm ndërsa për autoritetet ngriti disa shqetësime që lidhen me mungesën e komunikimit të mjekëve dhe mungesën e medikamenteve.
Silvana Loka: Komunikimi njerëzor që këta paciente kanë nevojë ta kenë të përditshëm.
Ora News u interesua dhe mësoi se medikamenti herceptinë që përdoret për trajtimin e kancerit të gjirit ka qenë mungesë dhe për një pacient kostoja në një vit trajtimi është 50 mijë dollarë. Për këtë medikament kimioterapie, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u angazhua se do ta sigurojë brenda 6 muajve të parë të këtij viti.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zgjodha-te-jetoj-psikologia-loka-tregon-betejen-e-saj-ndaj-kancerit-te-gjirit