Fillon me sukses të jashtëzakonshëm premiera e spektaklit më të ri në e ekranin e Televizionit Klan, ?Në kurthin e Piter Pan?. Programi që për protagonistë ka fëmijët lançoi rrugëtimin e tij të hënën në mbrëmje.
?Në kurthin e Piter Pan?, një patentë nga Endemol sjell garancinë e suksesit nën drejtimin e producentëve artistike, Vera Grabocka dhe Alketa Vjesiu.
I ftuari i parë i mbrëmjes, humoristi dhe moderatori Ermal Mamaqi, përveç se iu përgjigj pyetjeve pikante të fëmijëve, zbuloi ekskluzivisht emrin e vajzës të sapo sjellë në jetë.
Spektakli mirëpriti edhe personalitetin e gazetarisë Rudina Xhunga. Për herë të parë ajo komentoi për raportet e saj me median.
Mbrëmjen e mbylli këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e cila pak ditë më parë zbuloi se është në një pritje të ëmbël. Ekskluzivisht për ?Në kurthin e Piter Pan?, ajo zbuloi gjininë e fëmijës që po pret.
Çdo mbrëmje, në krah të Alketa Vejsiut do të jetë edhe humoristja Rudina Dembacaj, e cila do të sjellë humor nën petkun e personazheve të ndryshëm.
Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu premtojnë një spektakël të garantuar për të gjithë. ?Në kurthin e Piter Pan? do t?ju shoqërojë për 12 javë rresht, çdo të hënë në orën 20.15, në Televizionin Klan.