Një ditë më pas, pasojat e përmbytjes, veçanërisht në lagjet periferike të Durrësit janë të dukshme. Në shkollën 9-vjeçare ?Met Hasa? të Porto Romanos, ku niveli i ujit arriti mbi 1 metër, edhe sot ka qenë i pamundur zhvillimi i procesit mësimor. Pas tërheqjes së ujit, balta ka zaptuar të gjithë oborrin dhe drejtues të shkollës, mësues e anëtarë të komunitetit janë angazhuar për të kthyer gjendjen në normalitet.