Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Më 17 prill, Komisioni Europian do të publikojë ?paketën e zgjerimit?. Prej të hënës kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhen në Bruksel.
Në kuadër të kësaj vizite, Rama u takua sot me Komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn. Në një frymë shumë pozitive u diskutua progresi i qëndrueshëm në përmbushjen e prioriteteve kyçe të integrimit, në prag të Raportit të Progresit të Komisionit Europian të 17 prillit.
Në takim u theksua ecuria e procesit të Vetting-ut, që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë.
"Me Komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit t? qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut - që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë" shkruan Rama në fb.
Pikërisht lidhur me perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, gjatë ditës së sotme në Bruksel do të mbahet një konferencë me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, së bashku me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, përfaqësuesen e Lartë e BE, Federica Mogherini, e organizuar nga eurodeputeti David Sassoli.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-takon-hahn-ne-vigjilje-te-paketes-se-zgjerimitte-be-se