http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në të njëjtën kohë, kur presidenti Meta i dha autorizimin ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, për të vijuar negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve, ambasadorja e shtetit fqinj ka theksuar që Greqia është e hapur për zgjidhjen e problemeve dypalëshe.
Surani solli në vëmendje edhe vitin 1991, ku mijëra familje shqiptare emigruan në shtetin fqinj, duke i qëndruar pranë Shqipërisë me vepra dhe jo vetëm me fjalë.
Këtë deklaratë, ambasadorja greke në Tiranë e bëri gjatë ceremonisë së për festën kombëtare të Greqisë, në pritjen e së cilës ishin ftuar personalitete të ndryshme shqiptare.