Reshjet e shiut permbytin disa zona ne Shkoder dhe Durres

RTV KLAN 2018-05-12

Views 1

Fshatra të tërë ndodhen nën ujë në zonën e Nënshkodrës. Varkat tashmë janë mjeti i ri i qarkullimit për banorët. U bënë 15 ditë që fshati Obot është i izoluar, ndërsa niveli i ujit sa vjen dhe rritet.

Afro 3000 hektar tokë janë përmbytur në zonën e Shkodrës, dhe disa shtëpi janë pushtuar nga uji. Niveli i Bunës është gjithnjë në rritje. 34 familjet e para janë evakuuara.

Vetëm gjatë ditës së hënë forcave të armatosura kanë evakuuar 34 familje si dhe kanë shpërndarë ndihma dhe ushqime për familjet e përmbytura.

Në lagjen periferike të Livadheve janë përmbytur 80 ha ndërsa në 40 banesa ka filluar të futet uji. Probleme ka edhe me furnizimin me ujë të pijshëm. Puset dhe Ujësjellësi Oblika vazhdon të jetë jashtë funksionit, ndërsa bashkia shpërndan ujin me autobot.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit ka rreth 1200 hektarë tokë të përmbytur dhe numërohen rreth 155 shtëpi të rrethuara nga uji. Shtabi i emergjencave u ka bërë apel banorëve të qëndrojnë në gatishmëri për tu evakuuar në rast rreziku.

Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji.

Shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës janë 1600 metër kub në sekondë, ndërsa prurjet natyrale në kaskadën e Drinit kanë arritur në 3000 metër kub për sekondë. KESH ka futur në punë të gjithë agregatët dhe po vazhdon të prodhojë energji me kapacitet të plotë. Liqeni i Shkodrës ka mbërritur në urën e vjetër të Bunës, ndërsa në disa lagje periferike të qytetit uji tashmë është prezent.

Gjatë paradites së të hënës uji mbuloi gjithçka edhe në Durrës. Rrugë dhe lagje u bënë të pakalueshme. Lëvizja e këmbësoreve dhe qarkullimi i automjeteve ishte thuajse i pamundur. Situata më e rëndë u paraqit në afërsi të stacionit të Trenit, rruga pranë stadiumit dhe shëtitorja Taulantia.

Reshjet intensive të shiut rikthyen rrëshqitjet edhe në kodër Currila. Masive të mëdha dheu janë shkëputur duke përfunduar në rrugën që lidh shëtitoren me Currilat. Kjo ka sjellë dhe bllokimin e qarkullimit të automjeteve në njërin krah të rrugës.

Prezence te ujit ka dhe në zonat periferike, tradicionalisht të përmbytura sa herë që ka reshje intensive, siç është ish-Kenetë, Spitallë dhe në zonën e plazhit.

Share This Video


Download

  
Report form