Report TV - Hyseni në '5 Pyetjet': Vetëm në Vlorë grabitja e pronave 3 mld €

Report TV 2018-05-12

Views 0

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni, i ftuar sot në Report TV në emisionin ?5 pyetjet nga Babaramo?, reagoi lidhur me shqetësimet e opozitës se Prokuroria mund të jetë duke ndërmarrë një aksion të njëanshëm dhe politik vetëm ndaj të djathtëve, në kuadër edhe të arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj, i cili më pas u la në arrest shtëpie nga gjykata në kuadër të çështjes së tjetërsimit të pronave në Shëngjin.
?Nëse në Kavajë hetimet kishin nisur prej shumë kohësh, zhbllokimi erdhi me frymën e Prokurores së Re të Përgjithshme, e njëjta gjë edhe në Lezhë. Janë plot vepra të tjera penale që kanë nevojë për goditje, ka grupe dhe organizata kriminale që duhet të goditen një orë e më parë. Prokuroria duht të jetë në lartësinë e detyrës. Ndaj nuk mendoj se ka një sitiuatë të njëanshme. Çdo opzitë mund ta ketë këtë merak, edhe ne mund ta kishim patur nëse do ishim në opozitë, por unë i ftoj të jenë të duruar dhe të jenë në linjën e mosintidimidimit të Prokurorisë sikurse kanë thënë? ? tha Hyseni.

Share This Video


Download

  
Report form