Ora News - Konstituohet KED, merr në dorëzim dosjet e kandidaturave për Kushtetuesen

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi sot mbledhjen e tij të parë që prej votimit në parlament, edhe pse anëtarët e Këshillit nuk kanë përfunduar ende procesin e vettingut.

Objekt i punimeve të kësaj mbledhje që zgjati për katër orë me rradhë ishte konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, marrja në dorëzim e dokumentacionit mbi kandidaturat që kanë aplikuar për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese, si dhe ngritja e një grupi pune për hartimin e rregulloreve për funksionimin e këtij këshilli.

Grupi i punës do të përbëhet nga Artan Broci, Altina Xhoxhaj dhe Vitore Tusha.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, autorizoi kryetarin e tij Broci, për të bashkëpunuar gjatë këtij procesi, edhe me përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që asistojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri si Euralius, etj, duke vlerësuar maksimalisht kontributin dhe asistencën e çmuar që kanë dhënë këto misione gjatë fazës së hartimit dhe implementimit të procesit të reformës në drejtësi.

Mbledhja e sotme u zhvillua edhe në praninë e Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca, përfaqësuesve të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Ulsi Manja dhe Enkeled Alibeaj, përfaqësuesit të Institucionit të Presidencës Bledar Dervishaj si dhe përfaqësuesit të kryetarit të Kuvendit Genc Gjonçaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kriza-e-kushtetueses-ked-zhvillon-mbledhjen-e-pare-shqyrton-32-dosje

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS