Ora News - Debati për teatrin, Bujar Kapexhiu: Pse nuk u shemb Banka e Shqipërisë?!

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aktori Bujar Kapexhiu tha se të gjitha godinat e vjetra duhet të rikonstrukturohen dhe jo të shemben. Ai mori shembullin e Bankës së Shqipërisë, e cila nuk u shemb.

Bujar Kapexhiu: Ka dy gjera kryesore qe duhen diskutuar, jo për projekte teatrosh, e rëndësishmja është kjo: Do ndërtohet një teatër i ri? Shumë bukur. Por ky teatër i ri ku do ndërtohet? Dhe nëqoftëse do ndërtohet këtu ku janë dy teatrot e vjetra, po i quajmë kështu, atëhere këto të dy, do prishen apo do qëndrojnë? Pra do të rrafshohen dy teatrot dhe do të ndërtohet një teatër i ri apo ky teatër i ri do ndërtohet sëbashku me rikonstruksionin e këtyre dy teatrove?

Sot nga eksperienca botërore, kudo që të shkoni do të shikoni se godinat e vjetra nuk shemben por i qëndron e gjithë fasada anësore dhe ndoshta gërryhet nga brenda dhe bëhet nje konstruksion i brëndshëm, por anësoret gjithmonë qëndrojnë. Ju keni një shembull këtu shumë të bukur: Ishte banka, pse nuk u shemb banka? Për kërkesat që kishte ajo u shtua dhe u shtua me të njejtin stil dhe është shumë bukur.

Unë dhe miq të tjerë kemi menduar që këto të dy të mos shemben, le të mos hyjmë në vlera historike e të tjera, por do të themi këto të dyja a janë në të vërtetë vlera historike, të qëndrojnë dhe midis këtyre të dyjave të cilat do rikonstruktohen dhe mund të rikonstruktohen, të bëhen fare mirë, midis tyre të bëhet një godinë e këtij stili apo një stil modern, klasik apo neo-klasik, këtë do ta zgjidhin arkitektët. Ajo godinë që do të ndërtohet midis këtyre të dyjave dhe do ti lidhë këto të dyja sëashku dhe aty duhet të ndërtohen mjediset qe i mungojnë këtyre dy teatrove.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debati-teatrin-bujar-kapexhiu-pse-nuk-u-shemb-banka-e-shqiperise

Share This Video


Download

  
Report form