Gjykata liron Fran Frrokaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Lezhës liroi nga burgu kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë të bashkisë dhe hipotekave.
Gjykata caktoi masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për Frrokajn dhe gjithë të tjerët e arrestuar për abuzim me pronat në zonën bregdetare në Shëngjin.
Vendimi i gjykatës u prit me brohoritje edhe nga mbështetësit e kryebashkiakut Frrokaj, të cilët prisnin jashtë ambienteve të gjykatës prej mëngjesit të sotëm.
Sapo ka dalë nga dyert e gjykatës Frrokaj përshëndeti simpatizantët.
Seanca e rivlerësimit të masës së sigurisë që nisi që në mënghjes, u zhvillua nën tension për shkak të dhjetera personave që kërkonin lirimin e të akuzuarve.
Për pasojë gjykata e Lëzhës u blindua nga policia.
Fran Frrokaj dhe vartësit e tij akuzohen për shpërdorim detyre dhe për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Prokuroria dyshon se ata kanë ndryshuar zërin kadastral të një pjese të madhe të plazhit në zonën e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin. Më pas, ata e kanë ndarë tokën me ligjin 7501 tek disa familje. Sipërfaqja e përfituar në këtë mënyrë llogaritet në mbi 234 mijë metra katrore.

Share This Video


Download

  
Report form