Ora News - Kreditimi për ndërtimin, Shkodra me uljen më të madhe, Tirana me rritje

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeqyteti ka nivelin më të lartë të kreditimit për sektorin e ndërtimit ndërsa Shkodra ka pasur më pak, kjo sipas BSH. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e fundit të 2017 në Tiranë janë dhënë rreth 3.4 mln lekë më shumë për ndërtim dhe blerje banesash.

Sipas INSTAT vitin e kaluar janë miratuar gjithsej 819 leje nga ku vendin e parë të lejeve e mban Tirana me 106 leje më shumë krahasuar me vitin 2016.Pas Tiranës qytetet që janë mbështetur më shumë me hua për ndërtimin janë Durrësi,Korça dhe Vlora.

Shkodra është qyteti me nivelin më të ulët të kreditimit sipas Bankës së Shqipërisë .Të dhënat tregojnë se në tre muajt e fundit të viti të kaluar qyteti verior ka marrë rreth 1 mln kredi më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kreditimi-ndertimin-shkodra-me-uljen-me-te-madhe-tirana-me-rritje

Share This Video


Download

  
Report form