Ora News - Makinat që zënë hapsirat publike, 15 ditë afat për t'i hequr, ndryshe hiqen me karroatrec

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pronarët e automjeteve që i lënë ato të parkuara për periudha të gjata në rrugë kryesore ose midis ndërtesave, kanë 15 ditë afat për t'i zhvendosur vullnetarisht, në të kundërt do të spostohen me karroatrecë. Të braktisura, me defekt, apo të panevojshme: automjetet do të hiqen dhe do të depozitohen në pikat e grumbullimit nga policia bashkiake dhe ajo rrugore. Policia bashkiake ka nisur disa muaj më parë identifikimin e automjeteve dhe sipas drejtorit të Kontrollit të Territorit, Toni Beni janë mbi 250 automjete jashtë pëdorimit që zënë hapësirën publike, të cilat do të spostohen në pikat e caktuara të grumbullimit.

Toni Beni: "Ne i lëmë kohë 15 ditë çdo lloj pronari mjeti që të lëvizë mjetin nga hapësira publike. Nëse brenda këtyre 15 ditëve nuk bëhet largimi, atëhere lëvizet me mjetin ngritës. Është një dinamikë që ndodh çdo ditë ku identifikohen, qoftë nga ana jonë, qoftë edhe nga qytetarë të ndryshëm nëpërmjet numrit të telefonit, nëpërmjet portalit "Tirana ime"

Objekti i aksionit të pastrimit të territorit do të jenë edhe automjetet që kanë një tabelë shtetet por si aktivitet tregtar është i paligjshëm duke zënë gjithashtu hapësiat publike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/makinat-qe-zene-hapsirat-publike-15-dite-afat-ti-hequr-ndryshe-hiqen-me-karroatrec

Share This Video


Download

  
Report form