Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Naftëtarët e Uzinës së Përpunimit të thellë të Naftës në Ballsh zbritën sërish në protestë për të kërkuar 15 rrogat e prapambeturave, nisjen e punës dhe statusin e naftëtarit.
Ata thonë se pas largimit të kompanisë IRTC, uzinën e ka marrë një tjetër subjekt që sipas tyre po nënshkruan kontrata individuale me një pjesë të punonjësve dhe nuk pranon mbartjen e detyrimeve
Protestës para uzinës iu bashkuan edhe punonjësit e filialit të import eksportit në Vlorë, të cilët thonë se kanë 2 vjet pa u paguar
"Kemi dy vjet pa marrë asnjë rrogë dhe pa na kthyer përgjigje" thotë një protestuese.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/naftetaret-proteste-para-uzines-se-ballshit-kane-nje-paralajmerim-neser