Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News u rikthye sërish paraditen e sotme në fshatin Obot, ku varka vazhdon të mbetet i vetmi mjet për të depërtuar në fshat. Niveli i ujit është rritir rreth 50 cm të nivelit të ujit.
Ka një përkeqësim të ndjeshëm të situatës si pasojë e reshjeve intensive që kanë përfshirë territorin 24 orët e fundit por edhe rritjes së shkarkimeve të HEC-eve.
Mësohet se shkarkime plus prodhime me 5 agregatë nga Vau i Dejës shkojnë në total 1800 metër kub në sekondë. Flasim për një sipërfaqe të përmbytur që shkon në rreth 3000 hektarë, ka prezencë uji në disa banesa.
Harta sa vjen e zgjerohet si pasojë e motit por edhe prurjeve të shtuara jo vetëm nhga kaskada e Drinit por edhe liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna.
Nga rezervat e shtetit kanë mbërritur edhe 100 shtretërit e parë dhe 18 çadra që janë vënë në dispozicion të bashkisë së Shkodrës në rast se do të lindë nevoja për të evakuuar familje nga këto njësi administrative.
Ka pasur probleme për sa i përket sigurimit të ushqimit për gjënë e gjallë, ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike dhe probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ora-news-ne-obotin-e-pushtuar-nga-uji-ne-mesdite-priten-evakuimet-e-para