Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Emergjencave Civile në qarkun e Shkodrës ka analizuar situatën e përmbytjeve pas paralajmërimit të IGJEUM, e cila thotë se në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë rritje të niveleve të ujit dhe rritje të hartës së përmbytjeve.
Nesër do të vazhdojë rritja e prurjeve në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin.
Komisioni i Emergjencave thotë se për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për Qarkun e Shkodrës.
Nisur nga ky paralajmerim KECQ vendosi të njoftojë të gjithe komunitetin e zonave të Njësisë Administrative të Bashkisë Shkodër dhe Vau Dejës si Guri Zi, Bushat, Berdicë, Ana Malit, Rrethina, Dajc, Velipojë të gjitha fshatrat e këtyre NJA, lagjet Bahcallek, Livade, si dhe të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitet në këto territore, që të kenë kujdes të shtuar nga shenja e paralajmerimit e IGJEUM.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkodra-ne-gatishmeri-priten-serish-permbytje