Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këto janë pasojat e stuhisë së erës që përfshiu vendin të shtunën, në fshatin Kafaraj të Fierit.
Disa hektarë të mbjella me luleshtrydhe janë dëmtuar bashkë me prodhimin e gatshëm për të dalë në treg.
Fermer: Dëmet janë shumë të mëdhaja, që nga lulja e këtij prodhimi dhe deri në kokër është e nxirë, nuk vlen.
Fermerët thonë se dëmet janë të mëdha, dhe tashmë kërkojnë nga shteti të gjejë formën për t'i mbështetur pasi stuhia e erës i dëmtoi për herë të tretë pas dy përmbytjeve
Fermer: Shteti duhet të vejë dorë.
Ndërsa këto janë pasojat në Shëngjin.
Batica dhe dallgët deri në tetë ballë përmbytën brezin e rërës dhe depertuan deri në rrugën kryesore Shëngjin-Kune.
Disa biznese u dëmtuan, ndërsa shumë pisha në brezin e rerës u rrëzuan. Për banorët e zonës, një fenomen që nuk ishte parë prej vitesh.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pasojat-e-stuhise-se-eres-deme-ne-bujqesi-ndotje-dhe-erozion-ne-bregdet