Lezhë, mbështetësit e Frrokajt në protestë para komisariatit: Arrestimi i padrejtë, lirojeni

Report TV 2018-05-12

Views 0

Vijon protesta para Komisariatit të Lezhës kundër arrestimit të kryetarit të bashkisë, Fran Frrokaj. Simpatizantët e Frrokajt janë mbledhur para komisariatit dhe kërkojnë lirimin e tij, duke e quajtur të padrejtë dhe politik arrestimin e kryebashkiakut.
Janë me dhjetëra mbështetës që qëndrojnë para komisariatit, që në momentin e arrestimit të Frrokajt. Simpatizantët pretendojnë se Frrokaj nuk ka asnjë lidhje me tjetërsimin e pronave bregdetare

?E konsideroj totalisht një arrestim politik. Bëj thirrje që drejtësia mos të jetë me dy standarde. Arrestimi është i pabazë. Është komplet një skenë e inskenuar politike. Frrokaj është ndodhur në qytetin e tij, pranë banorëve të tij. Kryetari nuk e dimë për çfarë akuzohet, nuk ka prova. Ndaj mendojmë se është një arrestim politik, për të dëmtuar PD. Do dalim dhe më të fortë nga kjo betejë?, tha njëri prej mbështetësve të kryebashkiakut.

Share This Video


Download

  
Report form