Report TV - Arrestimi i Frrokajt, Basha: Duam hetim transparent, jo gjyq politik

Report TV 2018-05-12

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë për arrestimin e kryebashkiakut të djathtë të Lezhës, Fran Frrokaj. Basha uron që Frrokaj të jetë i pafajshëm, por shton se qëndrimi i PD është që para ligjit të gjithë janë të barabartë. Lideri demokrat kërkon që gjyqi ndaj Fran Frrokajt të mos jetë politik.
?Ne shpresojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi i im dhe i PD është që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent, jo politik dhe i paanshëm. Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pastër dhe jo të kapur nga axhenda politike, të drejtuar nga njëri krah politik kundër tjetrit? deklaroi Basha në një deklaratë nga selia e PD.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas deklaratës në selinë blu, është larguar drejt Lezhës. Basha shoqërohet nga deputët Bumci, Noka dhe Paloka, ndërsa po zhvillon takime me përfaqësues të PD në lezhë.

Kryebashkiaku Frrokaj së bashku me 11 persona të tjerë u arrestuan dje, ndërsa 11 janë në kërkim me akuzën e tjetërsimit të pronave përmes falsifikimit në zonën e Shëngjinit në Lezhë.

Share This Video


Download

  
Report form