Report TV - Dërguan mbi 200 emigrantë në SHBA, 40 persona në pranga

Report TV 2018-05-12

Views 4

TIRANE-Policia e Shtetit ka vendosur në pranga 40 persona në disa qytete të vendit, të cilët ishin përfshirë në trafik emigrantësh nga Shqipëria drejt SHBA-së dhe Kanadasë me viza dhe pasaporta false. REPORT TV zbardh detaje të reja nga mega-operacioni i Policisë së Shtetit. Itinerari i trafikut ishte Shqipëri- Itali- Greqi dhe në Meksikë, ku emigrantët kalonin në këmbë kufirin për në SHBA. Banda shqiptare kishte dërguar mbi 200 emigrantë nga Shqipëria në Kanada dhe SHBA.

Pagesat për trafikantët varionin nga 10 ? 25 mijë dollarë, ndërsa operacionin e udhëhoqi EUROPOL dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri. Operacioni i drejtuar nga prokurori Eguen Beci është zhvilluar gjatë natës në disa qytete, Tiranë, Lezhë, Kukës, Fier, Dibër, Shkodër dhe Korçë. Në total janë 51 persona të përfshirë në këtë skemë, 40 janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë në kërkim. Përveç të arrestuarve në Shqipëri, disa persona janë ndaluar në Amerikë, Kanada, Spanjë dhe Bullgari nga autoritetet.

Share This Video


Download

  
Report form