Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nën hetim për pastrim parash

Report TV 2018-05-12

Views 2

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është nën hetim për pastrim parash. Lajmi bëhet i ditur nga burime të ?Shqiptarja.com?. Ende nuk bëhet me dije se kush është prokurori apo grupi i prokurorëve që është i ngarkuar me këtë çështje, pasi burimet janë shumë të rezervuara dhe nuk japin detaje për shkak se çështja është shumë sensitive. Gjithsesi është konfirmuar se për Llallën është hapur një hetim zyrtar dhe se këto hetime po bëhen me asistencën e parterëve ndërkombëtarë. Para pak kohësh ish-kryeprokurori është shpallur ?non-grata? nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë vetë Sekretari i Shtetit Rex Tillerson që firmosi urdhërin që e fuste Llallën në listën e personave të padëshiruar për SHBA. Kjo u argumentua me faktin se ish-kryeprokurori i Shqipërisë ishte i korruptuar. Tani pas nisjes së hetimeve mësohet se është kërkuar nga amerikanët që të ndihmojnë me faktet e tyre prokurorinë shqiptare për të çështjen e hetimit të pasurisë së Adriatik Llallës.

Share This Video


Download

  
Report form