Burg per nusen qe vrau vjehrren

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Marjana Cmeta, nusja që vrau vjehrrën një vit më parë, është lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënive familjare.

E njëjta masë u dha edhe hoxhën Hysen Shehu, ku 21-vjeçarja rrëfeu krimin. Gjithashtu në qeli do të qëndrojë edhe vjehrri i vrasëses, Agim Lami dhe nipin i tij Arben Saliu për moskallëzim krimi.

Marjana Cmeta nuk ka thënë asgjë në sallën e gjyqit duke vendosur të flasë në një tjetër moment.

Ndërsa hoxha Hysen Shehu i ka thënë Gjykatës se nuk e lejonte feja që të denonconte.

Ai u shpreh se e kishte xhiruar rrëfimin e 21-vjeçares për të mos patur keqkuptime gjatë kohes që ajo kishte shkuar për të folur me të për problemet që kishte.

Ndërsa Agim Lami dhe Arben Saliu nuk kanë dashur të sqarojnë pozicionin e tyre para gjykatës.

Krimi u zbulua gati një vit pasi kishte ndodhur. Marjana Cmeta, sipas prokurorisë, nuk kishte marrëdhënie të mira me vjehrrën, pasi dyshonte se ishte një magjistare dhe i bënte keq.

Ne 30 Prill të vitit të kaluar ajo i ka hedhur helm në një gotë me lëng frutash. Lirije Lami nuk vdiq nga helmi, dhe Cmeta e ka mbytur me duart e saj.

Share This Video


Download

  
Report form