Reshjet e dendura të shiut, që kanë përfshirë vendin në këto ditë marsi, kanë përkeqësuar situatën në rrugën e Kalasë në Lezhë, ku vijon shembja masive e dherave dhe gurëve.
Kanë qenë reshjet e shiut që kanë nxitur edhe më shumë rrëshqitjen e gurëve dhe dherave në lagjen Varosh, pranë Kalasë. Për pasojë, muri i rrugës së Kalasë ka pësuar risish shembje, duke rrezikuar bllokimin total të rrugës.
Në zonë pritet të mbërrijnë ekspertë të shërbimit gjeologjik për të përcaktuar rrezikshmërinë, që të bëhet më pas dhe një plan për ndërhyrje, pasi nga shembja e gurëve rrezikojnë edhe banesat aty pranë.