Report TV - Rama: Program strehimi për çiftet e reja, vende të tjera e kanë bërë përpara nesh

Report TV 2018-05-12

Views 0

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar të pavërteta akuzat e shumta të opozitës për largimin masiv të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian, duke thënë se numri i emigrantëve është ulur krahasuar me vitin 2011, kur vendi drejtohej nga PD.

Rama përmendi vendet anëtare të BE, ku solli shembullin e Kroacisë, duke thënë se ka shënuar në vitin 2017 më shumë emigrantë se Shqipëria, ndërsa sqaroi se arsyeja kryesore pse ikin shqiptarët është kërkimi i një mundësie më të mirë jetese, teksa i mëshoi fort faktit se shqiptarët nuk janë pjesë e tregut të forcave të lira të punës.?Jemi duke punuar për një program të ri strehimi në funksion të çifteve të reja. Besojmë se ka një mundësi të madhe se duke ju krijuar të rinjve një mundësi reale strehimi, ne ta bëjmë qëndrimin e tyre në vend shumë më të mundshëm dhe tundimin për t?u larguar se nuk kanë dot një shtëpi të tyre, shumë më të ulët. Është një masë kombëtare që vende të tjera e kanë bërë përpara nesh me sukses. Me të pasur një draft të parë të këtij programi, do të konsultohemi me disa prej partnerëve tanë kryesorë?, tha Kryeministri Edi Rama.

Share This Video


Download

  
Report form