Report TV - Bankers Petroleum asistencë arkitekturore dhe inxhinerike për banorët

Report TV 2018-05-12

Views 0

Kompania Bankers Petroleum dhe bashkitë Roskovec e Patos po bashkëpunojnë për të mundësuar përfitimin e sa më shumë fondeve financiare, nga fermerët e zonës së Patos-Marinzës. Qeveria ka çelur tashmë grante për bujqësinë përmes AZHBR, por fermerët nuk i aksesojnë dot këto fonde, sepse nuk kanë njohuri të mjaftueshme si të ndërtojnë një projekt apo plan biznesi.
Në këtë kuadër në bashkitë Roskovec dhe Patos u organizuan takime të ndryshme me fermerë të zonës, në dispozicion të të cilëve do të jetë organizata e konsulencës CBS, për t?i ndihmuar ata në hartimin e projekteve që të mund të përfitojnë nga fondet e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Ekspertiza dhe asistenca teknike për fermerët do të kryhet nga CBS, e cila tashmë ka hapur edhe një zyrë në rajonin e Fierit për të lehtësuar aksesin në shërbime. Asistenca në aplikim përfshin projektin arkitekturor dhe inxhinierik, planin e biznesit dhe sistemimin e të gjithë dokumentacionit të aplikimit në përputhje me kushtet dhe kriteret e legjislacionit shqiptar.

Share This Video


Download

  
Report form