Kryeministri me kufje kur flet opozita

RTV KLAN 2018-05-12

Views 2

Debati politik si çdo të enjte në Parlament, lë hapësirë edhe për batuta si dhe akuza personale mes përfaqësuesve të shumicës dhe opozitës.

Protagonist këtë javë ishte kryeministri për të cilin pakica kishte kërkuar mocion me debat për skemën e ndihmës ekonomike dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho.

Gjatë kohës që ky i fundit e akuzonte se qeveria la jashtë kësaj skeme 20 mijë familje, Kryeministri vendosi një palë kufje, që sipas kryetarit të Kuvendit, po e ndihmonin të dëgjonte më mirë akuzat e opozitës.

Edmond Spaho: Hiqi kufjet.

Gramoz Ruçi: Po të dëgjon më mirë ty se ka probleme fonia.

Edi Rama - Spahos: Profesor, ti s'je i pyllit je, i katedrës.

Edmond Spaho: Unë s'merrem me këmbët e tua se ti problemin e ke te koka.

Gramoz Ruçi: Ti the s'do flas po e bëre.

Batutave të Kryeministri nuk i ka shpëtuar as deputeti demokrat i Elbasanit Luçiano Boçi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS