Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rrëshqitje masive dherash janë regjistruar në lagjen Varosh në Lezhë, ku rrezikohen banesa dhe është dëmtuar rruga që të çon drejt Kalasë. Bashkia mori masa emergjente për të mbajtur situatën nën kontroll, deri në një ndërhyrje të plotë.
Një masiv toke ka rrëshqitur gjatë nates në lagjen Varosh në rrugë e Kalasë së Lezhes duke vëne në rrezik edhe dy banesa të cilat ndodhen pikerisht në atë zonë. Kjo situatë është kthyer në rrezik serioz për jetën e kalimtarëve si dhe familjeve që jetojnë aty pranë. Specialistet e urbanistikës e kanë percaktuar si tepër emergjente, pasi rreziku i vijimit te ketyre rreshqitjeve eshte mjaft i madh.
Muret mbajtese te rrugës së kalasë janë shembur pasi janë marrë para nga dheu duke sjelle edhe bllokimin e rrugës deri me nderhyrjen e punonjësve të shërbimeve të bashkisë.
Nenkryetari i bashkise së Lezhës Enver Hafizi tha se po merren masa paraprake për devijim te levizjes se mjeteve dhe banoreve ne pritje te nje nderhyrjeje me te specializuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rreshqitje-guresh-ne-rrugen-e-kalase-se-lezhes-rrezikohet-nje-banese