Ora News - Bankers ndihmon fermerët, takime në Roskovec e Patos për përfitimin e granteve

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kompania Bankers Petroleum dhe bashkitë Roskovec e Patos po bashkëpunojnë për të mundësuar përfitimin e sa më shumë fondeve financiare nga fermerët e zonës së Patos-Marinzës.

Qeveria ka çelur tashmë grante për bujqësinë përmes AZHBR por fermerët nuk i aksesojnë dot këto fonde sepse nuk kanë njohuri të mjaftueshme si të ndërtojnë një projekt apo plan biznesi.

Në këtë kuadër në bashkitë Roskovec dhe Patos organizuan takime të ndryshme me fermerë të zonës, në dispozicion të të cilëve do të jetë organizata e konsulencës CBS, për t?i ndihmuar ata në hartimin e projekteve që të mund të përfitojnë nga fondet e AZHBR.

Rajmonda Balili, Kryetare e Bashkisë Patos: Me bështetjene USAID dhe të kompanisë Bankers të cilat do të interpretohen edhe njëherë të gjitha kushtet kriteret që duhet të plotësojnë kriteret, jo vetëm për të aplikuar por edhe për të qenë fitues në këto skema.

I gjithë procesi i asistencës mundësohet nga Bankers Petroleum, kompani e cila ka gjithnjë në fokus të aktivitetit të saj mirëqeninien dhe zhvillimin e banorëve të zonave ku operon.

Adriatik Golemi, Menaxher I Marrëdhënieve me Komunitetin, Bankers Petroleum: Po asistojmë në ndihmën e fermerëve të zonës së Patos Marinzës për aplikime për fondet e AZHBRS.

I gjithë rajoni i Patos-Marinzës numëron rreth 300 fermerë, të cilët kanë investuar në ngritjen e serave për prodhimin e perimeve dhe frutave.

Përfitimi i fondeve dhe granteve të ndryshme do të mundësonte fuqizimin e bizneseve të tyre të vogla nga ku do të mund të përfitojnë rreth 22 mijë familje të të gjithë zonës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bankers-ndihmon-fermeret-takime-ne-roskovec-e-patos-perfitimin-e-granteve

Share This Video


Download

  
Report form