Report TV - Helmi I vjehrrës, nga Marjana Cmeta, flasin fqinjët e familjarët

Report TV 2018-05-12

Views 15

Marjana Cmeta i hodhi fotoksinë në lëngun e frutave vjehrrës Lirie Lami dhe kur ajo po vdiste e mbyti me jastëk, me arsyen se kishte konflikte me të. Histori që i ngjan një telenovele por që ka ndodhur vetëm pak km larg Tiranës, në rrugën ?Donald Trump? në Kamëz. Në 30 prill të 2017-së, Lirie Lami u raportua se vdiq nga një atak kardiak. Autopsia e detajuar nuk u bë, por u mjaftua vetëm me një firmë mjeku.

Vdekja ngjalli dyshime te familjarët e Lirie Lamit, të cilët raportuan prokurorinë se nuk ishte vdekje natyrale, por vrasje nga ana e nuses. Një rrëfim i Marjana Cmetës te hoxha Hysen Shehu ka zbuluar helmimin e Lirie Lamit. Report TV ishte në Kamëz, pranë banesës së familjes Lami. Mungesa e kryefamiljarët të arrestuar me akuzën e mashtrimit, ka bërë që shtëpi të qëndrojnë vetëm familjarët që thonë se ja kanë lënë në dorë Prokurorisë hetimin dhe refuzojnë të flasin. Fqinjët nga ana e tyre thonë se nuk e dinin që Lirie Lami të kishte konflikte me nusen.
"Ishte grua e mirë. U tha se vdiq nga infarkti në zemer, e morëm vesh vonë çfarë kishte ndodhur. Nuk kishim djeni për konflikte mes nuses dhe Liries. Ne e njihnim Lirien për grua shumë të mirë. Ngjarja na ka tronditur. Nusja priste fëmijë kur bëri vrasjen. Nuk e dinim që ishin zënë me parë, e dinim që shkonim mirë", shprehen për mikrofonin e Report Tv fqinjët e Lirie Lamit, 48-vjeçares e cila u helmua nga nusja e djalit të saj, Olti Lami. Vetëm pak metra më tutje jeton familja e Marjana Cmetës. Të tronditur familjarët thonë se Marjana nuk e ka helmuar vjehrrën dhe këto janë trillime të hoxhës dhe Agim Lamit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS