Kur akrepat e Kullës së Sahatit shënuan orën 12:00, mijëra qytetarë të grumbulluar në sheshin ?Skëndebrej? ndoqën për disa minuta spektaklin e dhuruar nga një prej pilotëve më të mirë të aeroplanëve sportivë, Martin Sonka.
Aeronautika shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës organizuan një shfaqje fantastike në qiellin e kryeqytetit me rastin e Ditës së Verës, ku krahas akrobacize të aeroplanit sportiv, një numër pilotësh fluturuan me balona me motor duke i dhënë ngjyra të tjera qiellit.