Vendtakimi ?Piramida? dhe ora 3 e një të diele të një muaji përgjatë një viti është kthyer në motiv për një grup të apasionuarish pas fotografisë. Pjesa tjetër e muajit për ta kalon me shpejtësi, me vrullin e ngarkesën e përditshmërisë duke sjellë të dielën e shumëpritur për këtë grup ku përveç fotografisë, njohja e njerëzve të rinj ua bën dhe më interesante ditën. ?Photowalk Tirana? është një nismë e ndërmarrë nga Ina Cenko dhe Joreld Dhamo me idenë e mikut të tyre amerikan Ashique-t.
Për të thyer akullin, fillimisht grupi formonte një rreth ku gjithësecili bënte një prezantim të shkurtër për veten, shkëmbenin batuta dhe më pas ecnin drejt destinacionit të caktuar, por të lirë...
Grupi nuk është i detyruar të ndjek njëri tjetrin. Ata mund të ndalen kur syri ua kërkon...
Gjatë ndalesave, pyesim pjesëmarrësit si janë bërë pjesë e Photowalk-ut.
Ky grup me gjithë dëshirën e madhe, i ka vënë veshin qytetërimit, ?përgjon? se si i punojnë mushkëritë dhe zemra Tiranës dhe e pasqyrojnë atë ...
Sibora Sejdini, studentja e cila prej tre muajsh ka zbuluar talentin për fotografinë tregon për Report Tv me ç?sy e sheh Tiranën.