Rudina - Armina Mevlani në “Javët e Modës” në Milano dhe Paris! (13 mars 2018)

RTV KLAN 2018-05-12

Views 8

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Prej fillimit të muajit Shkurt e deri në fillim të muajit Mars, bota e modës është nën ethe. Pikërisht në këtë kohë zhvillohen dhe të famshmet ?Javët e modës?, që përcaktojnë trendet dhe risitë, në këtë industri të fuqishme. Në dy prej tyre, atë në Milano dhe në Paris, ka qenë e pranishme edhe fashion blogerja, Armina Mevlani. Ajo ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina?, në Tv Klan nga ku përveç eksperiencës në ?Javët e modës? foli edhe për jetën private.

Lidhja e saj me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-Kryeministrit Sali Berisha ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe ka ngjallur interes. Por sot vetë Mevlani zbuloi të tjera detaje. Çifti duket se ka vendosur të ndërmarrë të tjerë hapa në marrëdhënien e tyre.

?Zeni ka angazhimet e veta. Unë i lutem që të vijë dhe të më shoqërojë në ?Javët e Modës?, por nuk mundet të qëndrojë gjatë gjithë kohës. Ai gjithmonë ka qenë me mua, unë sa herë kthehem në hotel e marr në telefon, ka filluar të informohet mbi detajet e modës. Më vjen mirë se kemi krijuar besim tek njëri-tjetri edhe për udhëtimet. Madje unë kur kthehesha në hotel, që flisja me të, i thoja që isha shumë e lodhur dhe se nuk kisha fuqi të bëja më asgjë, por ai më shtynte që të dilja duke më thënë se mund të ndërroj kartëvizita me njerëz. Dua të them që më ndihmon dhe më mbështet?, tha Mevlani.

Lidhur me planet për martesë, Mevlani tha se ata kanë diskutuar për dasmën dhe kanë menduar për vendin ku do ta organizojnë.

?Pas 3 vitesh është shumë larg. Ne e kemi diskutuar dhe kemi filluar të hedhim planet në letër lidhur me vendin, si e duam dhe gjithçka tjetër. Unë do doja shumë që edhe për fustanin të bashkëpunoja me një nga firmat e njohura. Kam filluar kontaktet që edhe kjo gjë të jetë në funksion. Ne nuk kemi bërë një festë kur jemi fejuar, donim të ishte personale midis prindërve tanë sepse nuk kemi qenë aq tradicionalë për këtë festë. Ne kemi bërë një darkë, por nuk ka qenë e madhe. Njerëzit duan ta dëgjojnë këtë gjë dhe ne do ta bëjmë si hap përpara martesës. Nuk dua të vendos një datë përpara se të vë gjërat në vijë. Do jetë sërish një festë private, sepse nuk i kam qejf t?i bëj gjërat të mëdha, sepse kam vite që bashkëjetoj. Por është diçka që e kanë qejf të gjithë, edhe miqtë edhe të afërmit. Nuk kemi planifikuar ende data, sepse duam t?i bëjmë gjërat avash. Kjo mund të jetë vitin tjetër, por ende nuk është përcaktuar?, tha Mevlani.

Share This Video


Download

  
Report form