Ora News - Alibeaj kërkon ndëshkimin e Kryeministrisë: S'ka informacion në faqen online

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në dëgjesën me komisionerin për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ngriti shqetësimin e mungesës së informacionit në faqen online të Kryeministrisë.

Për këtë Alibeaj kërkoi masa ndëshkimore.

Alibeaj: Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve. Klikoj. Zero.Është në shkelje të ligjit tuaj ky zotëria apo jo?

Komisioneri Dervishi tha se informacioni në këto faqe online gjendet por jo në mënyrën që kërkon ligji.

Dervishi: Shumicën e informacionit të kërkuar nga neni 7 i ligjit për të drejtën e informimit e kanë publik në faqe por nuk e kanë në formën që përcakton neni 7 i ligjit për të drejtën e informimit.

Ndërkohë deputeti, Oerd Bylykbashi, ngriti shqetësime për mbrojtjen e të dhënave personale për të cilat pretendoi se kompania OSHEE po ua merr abonentëve të saj dhe po ua shpërndan partive politike.

Por zyra e komisionerit nuk e ka konstatuar këtë fakt.

Bylykbashi: Database i pjesshëm i mbledhur nga OSHEE dhe nënkontraktorët e saj është vënë në dispozicion të subjekteve politike të mazhorancës në procesin zgjedhor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alibeaj-kerkon-ndeshkimin-e-kryeministrise-ska-informacion-ne-faqen-online

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS