Ora News - Konkurenca në Shqipëri, Latifi: Përmbarimi shtetëror nuk reagon, do marrim privatë

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjyqësori, përmbaruesit dhe institucionet shtetërore nuk zbatojnë vendimet e Autoritetit të Konkurencës. Shqetësimi u ngrit nga kryetarja e këtij institucioni gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë. Erjon Braçe e cilësoi të papranueshëm këtë fakt dhe kërkoi reagim të menjëhershëm të institucioneve shtetërore. Debate në Komision pati edhe në lidhje me tregun e karburanteve dhe të gazit të lëngshëm. Autoriteti ndërkohë raportoi se ka nisur hetimet për dy koncesione që lidhen me ngarkim-shkarkimin në portin e Durrësit dhe kolaudimin e automjeteve.

Gjatë vitit 2017 Autoriteti i Konkurencës ka konstatuar 47 raste të shkeljes së rregullave të konkurencës në tregjet shqiptare. Për 13 prej tyre, ende vendimet me gjoba nuk janë zbatuar, kryesisht për shkak të përmbaruesve gjyqësorë shtetëorë.

Kryetarja Juliana Latifi deklaroi se për të zgjidhur këtë ngërc do t?i drejtohen përmbaruesve privatë.

Latifi: Mosdiskutimi i vendimeve nga përmbarimi shtetëror con në mundësinë nga përmbarimi privat.

Latifi ngriti si problematikë dhe zbatimin e vendimeve të marra nga Autoriteti i Konkurencës dhe Institucionet Shtetërore dhe Ministritë e linjës. Për kreun e komisionit, Erion Brace ky është një fakt i papranueshëm dhe institucionet shtetërore duhet të reagojnë.

Braçe: Është tërësisht e patolerueshme, e kam përsëritur shpesh gjatë këtyre 3 javëve të fundit që ministritë apo agjensitë në varësi të ministrive të mos kthejnë përgjigje, të mos bëhen pjesë e proceseve, të ndërmarrin nga Autoriteti i Konkurencës e mbi të gjitha të refuzojnë zbatimin e rekomandimeve të Autoritetit të Konkurencës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/konkurenca-ne-shqiperi-latifi-permbarimi-shteteror-nuk-reagon-do-marrim-private

Share This Video


Download

  
Report form