Rama: Perfundojme rrugen Tirane - Elbasan

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

E mbledhur këtë të martë në Elbasan, qeveria ka marrë vendim që brenda vitit të përfundojë ndërtimin e rrugës Tiranë - Elbasan duke marrë përsipër financimin për segmentet që ende presin të mbyllen.

"Kemi dy probleme të trashëguara, dy gropa, të cilat kemi bërë përpjekje për t?i mbushur, por ende si kemi mbushur, qoftë për arsye të së shkuarës së largët, apo babëzisë së afërt. Kam parasysh rrugën Elbasan-Tiranë, apo rrugën Qukës -Qafë- Plloçë. Ajo që ne kemi vendosur të finalizojmë rrugën brenda vitit, ndërkohë që të ecet më tutje segmentin Qafë-Plloçë që lidh Elbasanin me Korçën. Si dhe rrugën mes Elbasanit dhe Beratit, ku do i jepet një mundësi e re për të gjitha sipërmarrjet bujqësore".

Me një tjetër vendim, Këshilli i Ministrave lejon Ministrinë e Shëndetësisë për të negociuar direkt me kompaninë që prodhon medikamentet për kurimin e kancerit të gjirit.

"Me VKM hymë në fazë të re për trajtimin e medikamenteve specifike që kanë kosto shumë të larta për të hapur një kanal komunikimi mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë mëmë. Kemi marrë një sinjal për uljen e konsiderueshme të çmimit dhe e mbyll këtë problem kaq të madh njëherë e mirë. Kjo është qeveria jonë po nuk i ndahemi gjithçkaje që duam të realizojmë".

Po me vendim të Këshillit të Ministrave nga sot shkrihen dhe 13 Drejtoritë e Bujqësisë.

"Nga sot s'ka me drejtori bujqësie. Nga 13 të tilla kalojmë në 4, plus 4 Agjenci Rajonale të Bujqësisë dhe Veterinalize dhe Mbrojtjes së Bimëve".

Sa i takon Elbasanit, Kryeministri thotë se po negociohet me investitorë të ndryshëm për të marrë në konsideratë kthimin e zonës së ish-Metalurgjikut në një park industrial. Elbasanin, Rama e veçon për suksesin që ka patur aplikimi i skemës së ndihmës ekonomike, ndërsa përsërit vendosmërinë që thotë se ka qeveria e tij për të nxjerrë sa më shumë njerëz nga kjo skemë duke i punësuar pasi të ketë marrë përsipër trajtimin e tyre.

Sipas shifrave të qeverisë, në Elbasan në 4 vite janë realizuar 374 projekte, 79 prej të cilave në infrastrukturë.

Share This Video


Download

  
Report form