Bashkia Elbasan ka planifikuar një sërë aktivitetesh më rastin e kësaj feste.
Këto aktivitete kanë nisur më 9 mars e do të kulmojnë më 14 mars.
Kështu prej dy netësh u zhvillua Festivali Tipologjik i Këngës Popullore Qytetare, u cel panairi i librit dhe panairi Dita e Verës 2018, Panairi i zejeve etj.
Këto aktivitete do të pasohen me koncertin e madh festiv, karnavale veprimtari festive , lojëra popullore dhe argëtime të cdo natyre.
Në qytetin e Elbasanit u cel Panairi Dita e Verës 2018. Në këtë aktivitet marrin pjesë rreth 50 firma nga vendi rajoni dhe bota.
Me këtë rast ishin të pranishëm kryetari i bashkisë Elbasan Qazim Sejdini dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë Elbasan Veli Kazazi.