Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se godina e vjetër e Teatrit Kombëtar do të shembet. Duke e konsideruar një debat të vjetër, Rama tha se vetëm protagonistët kanë ndryshuar që në ndryshim nga të parët sipas tij nuk kanë as reputacionin dhe as hijen e tyre në historinë e Teatrit.
Rama: Pozicioni im dihet, është shumë i vjetër dhe nuk ka ndryshuar për asnjë moment. Sot mund të shpreh gjithë keqardhjen time që për fat të keq u desh kaq shujmë kohë që të bëhej ajo që duhej bërë shumë e shumë kohë më parë në të vetmen mënyrë sesi ky vend me mundësitë e veta mund ta bëjë, përmes partneritetit me sipërmarrjen private.Kam ndjekur debatet por pa ndonjë vëmendje të veçantë sepse është i njëjti debat që përsëritet vetëm se gjithnjë e më shumë mungojnë protagonistët e fillimit të debatit pas jeta bën të veten dhe ndahen nga jeta dhe shfaqen të tjerë që në ndryshim nga ata të parët nuk kanë as reputacionin dhe as hijen e tyre në historinë e Teatrit por kërkojnë çuditërisht të qëndrojnë në hijen e godinës së vjetër të Teatrit e cila do të shembet sepse është jashtë çdo lloj standardi për tu konsideruar një teatër komune jo më Teatri Kombëtar i një vendi.
Rama tha se në mandatin e kaluar qeveria e tij nuk pati mundësi ti jepte rrugë këtij projekti pasi vetëm tani u poqën kushtet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debat-i-vjeter-me-protagoniste-te-rinj-rama-rrenojat-e-teatrit-kombetar-do-shemben