Report TV - Fier, vëllai i Kreshnik Beqirajt kërkon zbardhje e vrasjes së vëllait të tij

Report TV 2018-05-12

Views 3

Donjet Beqiraj, vëllai 36 vjeçar i viktimës Kreshnik Beqiri, vrarë nga Albert Zekaj dhe groposur në Fier, ka dhënë një deklaratë për Report Tv ku kërkon drejtësinë e tij. Kreshnik Beqiri është zhdukur nga sytë e familjarëve që në qershorin e shkuar, pasi është vrarë me çekiç nga miku i tij me të cilin ndante shtëpinë. Autori ka pranuar aktin dhe si arsye ka dhënë mos pagesën e qirasë nga ana e viktimës.
Vëllai i të ndjerit shprehet se dyshimet më të mëdha kanë rënë mbi vetë autorin e krimit, Albert Zekajn.

Kush ju dha indicie se Albert Zekaj është autori i krimit?
?Vëllai ka qenë në marrëdhënie pune. U zbuluan shumë gjëra që na drejtuan te autori. Dyshimet erdhën nga rrethi shoqëror, nga kërkimi, nga familja, nga Policia e Fierit. Gjithmonë gishti drejtohej tek Alberti?, ka theksuar vëllai i viktimës.

Si keni reaguar pasi ai është larguar nga shtëpia, pasi është zhdukur?
?Nga fundi i qershorit ose fillim korriku, ai u zhduk. Kemi bërë apel në televizion, në polici, kemi kërkuar ndihmë po nuk na kanë dhënë asnjë informacion?, është shprehur Donald Beqiri.

Vëllai i viktimës ka vijuar duke kërkuar drejtësinë e familjes së tij me anë të zbardhjes përfundimtare të çështjes.

?Kërkojmë nga policia dhe prokuroria të zbardhet çështja. Duam të dimë se për çfarë arsye ka ndodhur?, ka thënë Donald Beqiri.

Share This Video


Download

  
Report form