Shpërthim në një dyqan celularësh në Tiranë, plagoset punonjësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shpërthim i fuqishëm tronditi kryeqytetin mëngjesin e kësaj të hëne.



Ngjarja ndodhi në një dyqan celularësh fare pranë Drejtorisë së Higjienës, ndërsa i plagosur rëndë mbeti pronari i dyqanit i identifikuar nga policia si Gentian Hoxha 34 vjeç.



Paraprakisht Policia e Shtetit mohoi se në ambientet e biznesit shpërtheu tritol, por pas hetimeve doli se në dyqanin e 34 vjecarit montoheshin celularë me eksploziv.



Pikërisht për këtë, policia dyshon se në kohën që Hoxha kishte hapur biznesin po montonte një celular të tillë, ndërsa qepeni i dyqanit qëndronte i mbyllur.



Ndonëse ende nuk është përcaktuar lënda plasëse hetuesit thanë se 34 vjecarit mund t?i ketë shpërthyer detonatori në kohën që ai po montonte celularin minë.



Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe ato antieksploziv, ndërsa Gentian Hoxha ka marrë plagë të rënda në duar.

Share This Video


Download

  
Report form